Ka filluar ndërtimi i trotuarit Malishevë-Dragobil

Ka filluar ndërtimi i trotuarit Malishevë-Dragobil, përkatësisht segmenti i parë i këtij trotuari, që shkon përgjatë rrugës Malishevë-Rahovec. Punimet në rregullimin e këtij trotuari i kanë inspektuar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi. Ndërtimi i këtij trotuari është shumë i nevojshëm për sigurinë e kalimtarëve, pasi kjo rrugë është njëra prej më të ngarkuarave, për shkak të rëndësisë që ka kjo rrugë magjistrale Prishtinë-Malishevë-Rahovec-Gjakovë. “Ka qenë kërkesë e banorëve që jetojnë në këtë pjesë, dhe me qëllim të krijimit të sigurisë, ne kemi filluar dhe po e ndërtojmë këtë trotuar për banorët të cilët domosdoshmërish lëvizin përgjatë rrugës magjistrale”, tha kryetari Begaj, i cili edhe është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve. Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka bërë të ditur, se këtë vit është duke u ndërtuar segmenti i parë i trotuarit, që fillon në lagjen e Gurit, e deri tek varrezat e lagjes dhe varrezave të maturantëve, një rrugë shumë e frekuentuar, ndërsa pjesa tjetër e trotuarit, pritet të vazhdoj në vitin e ardhshëm. Në segmentin e parë po ndërtohen 560 metra trotuar dhe është investim i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …