Ka filluar ndërtimi i rrugës që do të shërbej si transit në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës brenda qytetit, përkatësisht nga lagja Hoti, deri në lagjen e Gurit. Kjo rrugë, do të shërbej edhe si një transit i vogël, pasi e lidh qytetin nga veriu në jug, përkatësisht dy lagjet e skajshme të qytetit.

Punimet në këtë rrugë, e kanë inspektuar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve dhe nëse punimet vazhdojnë në këtë mënyrë, atëherë gjatë verës, ngasësit e automjeteve, do të kenë një mundësi më shumë për ti ikur tollovisë në qytet.

Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, ndërtimi i kësaj rruge, ka një kosto prej 140 mijë eurove, ku është e paraparë edhe ndërtimi i urës mbi lumin Mirusha, ndërsa një pjesë e saj është e asfaltuar, përkatësisht në lagjen e Hotëve, në lagjen Mirëdita dhe pjesa nga hyrja në jug të qytetit, dhe tani do te hapet dhe rregullohet pjesa tjetër, e rrugës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …