FSK

Michelle Schohn: Amerika mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura

Zëdhënësja e  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Michelle Schohn, i tha Radios Evropa e Lirë në një përgjigje me shkrim, se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës që çon drejt ndryshimeve Kushtetuese”. Schon tha se “e vetmja mënyrë për të arritur këtë është përmes përpjekjeve të qarta për t’iu qasur komuniteteve me qëllim të sigurimit të mbështetjes së tyre”. “Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara që të punojnë me Kosovën në këtë rrugë”, thuhet në një përgjigje me shkrim të zëdhënëses së ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

 Deklarimet e ambasadës së SHBA-së erdhën në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka këmbëngulur në procedimin e projektligjit të hartuar nga zyra e tij për shndërrimin e FSK-së në një ushtri të Kosovës. Më shumë se një javë më parë Thaci dërgoi në Kuvendin e Kosovës projekt ligjin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të NATO-s dhe të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që e kanë cilësuar “hap të njëanshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …