Bujar Nishani: Shqipëria duhet të iniciojë një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë

Në Forumin e Pestë Global, në Baku të Azerbajxhanit, po merr pjesë edhe kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani

Gjatë Forumit të pestë Global që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit ku po merr pjesë, edhe kryetari  Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai me këtë rast ka   takuar kryetarin e  Maqedonisë,  Gjorgje Ivanov. Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje. Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, njoftojnë mediat shqiptare. Kryetari Nishani u prit në takim edhe nga kryetari I Azerbajxhanit Alijev.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …