leoni

Ka filluar qarkullimin Treni për fëmijë në Skenderaj

Ka filluar në qarkullim Treni për fëmijë i cili do të shërben për argëtimin e të rinjve gjatë sezonës së verës. Gjithashtu përgjatë lëvizjes së tij do ta zbukurojë edhe më shumë qytetin e Skenderajt. Lokacioni i lëvizjes së Trenit do të jetë përgjatë rrugëve kryesore në qytetin e Skenderajt si dhe deri tek Kompleksi Memorial në Prekaz me disa pika të ndaljes. Për të gjithë ata Fëmijë që dëshirojnë të relaksohen me këtë Tren, çmimi i biletës deri në moshën 15 vjeç, do të kushtojë 0,50€ ndërsa mbi 15 vjeç do të paguajnë 1€. Komuna e Skenderajt gjatë sezonës të stinës së verës po vazhdon angazhimin për një ambient të përshtatshëm dhe atraktiv, ku të rinjtë do të kenë një vend për të ndarë kohën, në kuadër të kësaj është edhe vendi i lojërave në Skenderaj të cilit nga sot iu shtua edhe ky Tren i veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë punimet në rregullimin e një rruge në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në mbarë territorin e …