leoni

Sot mblidhet e Kryesia e Kuvendit dhe do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për mbylljen e lojërave të fatit

Ka gjasa të riciklohet koalicioni PDK-LDK, mbase pa Isa Mustafën e Kadri Veselin

LDK-ja, e cila në zgjedhjet e 11 qershorit doli në vendin e tretë, edhe pse ishte në koalicion me tri parti, ( të cilat në vend se ta ndihmojnë ia degdisën elektoratin), shprehet e bindur se në asnjë mënyrë nuk do bashkëpunojë më me PDK-në.  Kjo parti dhe deputetët e koalicionit PAN morën një ftesë publike për bashkëqeverisje nga kandidati për kryeministër i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Pavarësisht deklaratave pompoze, që asnjëherë nuk u kanë munguar partive, të cilat paraprakisht vendosin vija të kuqe, (përveç Vetëvendosjes, të paktën deri tani) mundësia që të lidhet koalicioni pas zgjedhor PDK-LDK është evident për shkak se këtë e parapëlqen ambasada amerikane, në Prishtinë dhe Brukseli zyrtar, tek e fundit ata edhe mund ta arbitrojnë këtë “bashkim” ashtu sikur tre vjet më parë.  LDK-ja në këtë rast nuk është në pozitë të  LSI-së së Ilir Metës, e cila bartet nga një prehër në prehrin e partisë tjetër, për të mbetur në pushtet. Duket se nuk do të ketë koalicion qeveritar pa LDK-në për faktin se ajo është zotuar t’i përmbush kërkesat e BE-së, por këtë nuk mund ta arrijë në asnjë mënyrë me Vetëvendosjen. Një riciklim i koalicionit PDK-LDK mund të bëhet, nëse largohen nga Qeveria e ardhshme Isa Mustafa e Kadri Veseli, “fajtorët” e dështimit të koalicionit. Realisht ishte Kadri Veseli, ai i cili e “preu në besë LDK-në”, mirëpo  kjo në nivelin e perceptimit të politikës në Kosovë nuk do të thotë pabesi, përkundrazi kjo pasohet me fjalorin e rrugaçëve, “ia ngulem”. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …