Drejtësi

Të akuzuarit pa fakte të rastit të quajtur, “Badovci” i kërkojnë Gjykatës që t`i shpallë të pafajshëm

“Pse ne jemi në burg, përderisa Lëvizja Vetëvendosje, e cila e sulmon Parlamentin ndodhet në shtëpi, po ashtu serbi Slobodan Gavriq, i zënë me 13 kg eksploziv, dënohet me 13 vjet burg, njëjtë sa ne?”. Me këto fjalë i është drejtuar Gjykatës, Besnik Latifi, i akuzuar për terrorizëm në rastin “Badovci” Ai dhe katër të akuzuarit e tjerë për terrorizëm janë ulur sërish në karriget e të akuzuarve pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe pas fillimit të rigjykimit, i kanë kërkuar Gjykatës që t`i lirojë nga akuzat.k ka fakte inkriminuese. Për të dytën herë janë deklaruar të pafajshëm: Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Enis Latifi dhe Fehmi Musa. Ata përmes avokatëve të tyre mbrojtës kanë thënë se me të drejtë Gjykata Supreme e ka kthyer rastin në rigjykim, duke pretenduar se nuk kanë kryer kurrfarë vepre penale.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …