Ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë në Hagë, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas kalendarit zyrtar të Gjykatës Speciale, gjykimi do të rifillojë më 17 mars, me 23 seanca të planifikuara deri më 8 maj. Nga këto, 8 seanca do të mbahen në mars, 10 në prill dhe 5 në maj, pas së cilave pritet të përfundojë paraqitja e dëshmitarëve të Prokurorisë. Pas kësaj faze, procesi do të vazhdojë me dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave dhe të akuzuarve. Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar procesin, duke e cilësuar atë si të mbyllur dhe me mungesë transparence.  Në anën tjetër, Nasim Haradinaj, e ka cilësuar këtë institucion si të padrejtë dhe të njëanshëm. Që nga themelimi, kjo gjykatë nuk ka reflektuar drejtësi, por vetëm urrejtje dhe racizëm , tha Haradinaj. Deri më tani, në këtë proces janë dëgjuar 123 dëshmitarë të Prokurorisë së Specializuar.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …