Ka nisur projekti i trajtimit të shtratit të Lumit “Klina” edhe në pjesën brenda qytetit të Skenderajt

Ka nisur projekti i trajtimit të shtratit të Lumit “Klina” edhe në pjesën brenda qytetit të Skenderajt, pas atij që në fokus ka vijën nga Kuqica deri në Tushilë. Në kuadër të projektit, përveç pastrimit dhe zgjerimit, do të ndërtohet edhe hapësira e shëtitores me ndriçimin publik. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë punimet të cilat aktualisht po zhvillohen me ritëm të lartë, me qëllim që të përfundohet kjo pjesë para sezonit të vërshimeve. Qeverisja komunale në Skenderaj i ka dhënë prioritet trajtimit të lumit, për të shmangur rrezikun e përmbytjeve eventuale, nga të cilat këtë vit Komuna e Skenderajt e pësoi nga dëmet e shkaktuara, e për të cilat niveli qendror ende nuk ka nisur procesin e kompensimit material për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …