Ministria e Drejtësisë sot bën hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit

Ka nxitur reagime mjaft të ashpra të ndërkombëtarëve emërimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe atij të Gjykatës Supreme të Kosovës

Ka nxitur reagime mjaft të ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, emërimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe atij të Gjykatës Supreme të Kosovës, nga ana e Këshillit Gjyqësor. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zyra e Bashkimit Evropian, në Kosovë dhe misioni i EULEX-i, kanë reaguar pasi që këto emërime, i ka anuluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për shkak të mosrespektimit të procedurave. Këshilli Gjyqësor i Kosovës në muajin janar të këtij viti, kishte emëruar kryetar të Gjykatës se Apelit, Hasan Shalën, kurse në muajin mars, ky Këshill, emëroi Enver Pecin në postin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. E pakënaqur me procedurat e emërimeve, kandidatja për postin e kryetares së Gjykatës Supreme, Valdete Daka kishte deponuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo kishte konstatuar se numërimi i votave ishte bërë në formë të gabuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …