Edmond Ekrem Krasniqi

Edmond Ekrem Krasniqi: Lëshoje rrugën Kadri!

(Kolegu i yt partiak, Gjarpri, u akomodua me tregti votash në postin e kryetarit. Të la në qeveri me LDK-në, të cilën ti nuk dite por as nuk ishe i interesuar që ta shfrytëzosh për ta reformuar duke gjetur gjuhë të përbashkët me partnerin qeveritar për problemet më të rënda të grumbulluara (në ekonomi, mungesë investimesh, ligji e rendi, shëndetësi, arsim …).

Lista është jashtëzakonisht e  gjatë. Shto edhe problemet e reja të nënshkruara nga ky Gjarpër, Asociacionin e Komunave Serbe, me përmbajtje dhe struktura gati të njëjta sikur Republika Serbe në Bosnjë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, i kontestuar midis partive politike dhe opinionit publik vendor, lista e problemeve rëndohet edhe më shumë.

Gjatë bashkëqeverisjes me LDK-në e pate një mundësi të mirë të dëshmosh veten nëse je apo jo i njëjtë sikur Gjarpri që kafshon, helmon dhe ikën.

Me prishjen e koalicionit me LDK-në, u tregove se me Gjarprin nuk dallon. Të paktën ky është rezultati tashmë, i përjetuar  nga vet LDK-ja.

Nuk pate aspak nevojë që të rrëzosh qeverinë, e cila gradualisht edhe pse në mënyrë modeste, arriti që të krijojë një simpati edhe nga vendet perëndimore, përfshirë këtu edhe qeverinë gjermane.

Prej vitit 2015, kur fillove të kërcënosh LDK-në për rrëzim qeverie, pate filluar fushatë të madhe, me fjalët ekonomi dhe investime të huaja në krye të listës.

Ishte po kjo qeveri, që ti e trashëgove, së cilës Angela Merkel i ofroi dorën e bashkëpunimit, pra përmes Isa Mustafës.

Nuk dite apo nuk deshe që të shfrytëzosh këtë moment për të forcuar këto raporte Kosovë-Gjermani, kjo mbetet dilemë.

Por të flasësh e të premtosh zhvillim ekonomik dhe investime të huaja nuk do të thotë se ti duhej të ishe në vend të Isa Mustafës në krye të qeverisë.

E tërë kjo tashmë i kalon së kaluarës. Kot flasim dhe përkujtojmë prishjen e qeverisë.

Tash rezultati për ty dhe partinë tënde është ky: PDK-ja po dobësohet tash me ty në krye të saj (shih rezultatin e zgjedhjeve të Qershorit).

Rezultati i dytë i madh negativ për PDK-në është acarimi dhe mllefi në radhët e LDK-së që ti e shkaktove,e për të cilën parti tash përsëri ke nevojë për të krijuar qeveri të shëndosh me shumicë shqiptare.

Tash ke krijuar një armik, kur pikërisht i pate gjasat për të krijuar një aleat e afruar këto raporte dhe bashkërenditur planet dhe aksionet për të përmbushur premtimet e fushatës tënde personale që nga 2015, pra bashkë me LDK.

Dështove në këtë, e dështimet tjera të mëdha për PDK-në me ty në krye tash po renditen një pas një.

Nëse vërtet ia do të mirën qytetarit të Kosovës, ashtu siç pretendon, ti duhet të heqësh dorë nga kërkesa për postin që po e synon të marrësh përsëri në krye të Kuvendit.

Nuk do të jesh i vetmi nëse mbetesh pa post në institucione. Do t’i bashkëngjiteshe shembullit të Ali Ahmeti të BDI-së.

E ke rastin që të dëshmosh premtimet se Kosova është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, pra në këtë rast sesa posti i yt personal.

Afrimin që e bëre me AAK-në e bëre për PDK-në, që partia e jote të jetë e para në zgjedhje, pra që ajo të jetë në qeveri, e ti të akomodohesh në krye të kuvendit. Por ja që ky mini-kompromis që e bëre me Ramushin nuk po të mjafton.

Natyrisht se zhbllokimi i situatës kërkon edhe kompromise nga të tjerët, partitë e tjera të cilët po aq sa edhe ti na lodhën kokën me fjalët boshe se qytetari i Kosovës dhe Kosova janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.

Nëse ti do ta lëshosh rrugën, ti më këtë rast do t’ia lëshosh rrugën edhe Ramush Haradinajt për të filluar negociata me LDK-në, AKR-në dhe Alternativën.

Ramushi këtyre ditëve mbetet i vetmi i cili nuk është përfshirë në akuza nga më të ulëtat që të tjerët po i bëjnë ndaj kundërshtarëve politik.

Ramushi duket se e ka kuptuar se gjuha e akuzave të këtij lloji në politikë nuk shërben gjë. Të qënurit në politikë kërkon gatishmëri për kompromise. Mungesa e kompromiseve, në këtë rast midis partive politike në Kosovë, po e dërgon Kosovën në rrugë të turbulltë.

Mungesa e institucioneve, edhe pse jo legjitime – meqë në zgjedhje shumica e qytetarëve nuk dolën fare – është peshë e rëndë mbi situatën edhe ashtu të rënduar skajshmërisht në krejt sektorët që i përmenda më herët.

Lëshoje Rrugën Kadri, lejo që të konstituohet parlamenti, dhe lëshoja rrugën Ramush Haradinajt të dëshmohet nëse ai ka apo jo virtyte kompromise për të gjetur gjuhë të përbashkët me LDK-në dhe partnerët e saj që të zbus mllefin e saj që e prodhove ti.

Kosovës nuk i duhet një shumicë parlamentare e cila do të varet nga votat e Aleksandar Vuçiçit e Ivica Daçiçit. Një qeveri e tillë do të ishte kapaku i dështimeve të të gjithëve juve  të grumbulluara plot 18 vite rresht.

Mllefi i LDK-së ndaj teje Kadri, nuk besoj se do të jetë i përjetshëm. Por ti personalisht LDK-në nuk besoj se do ta tërheqësh për ta kthyer në qeveri. Pra rendin e ka Ramushi që të përmirësoje gabimin tënd ndaj LDK-së.

Nëse Ramushi do të dështojë të arrijë kompromis për çështjet prioritare të gjendjes së rëndë në këta në sektorë (ekonominë e dobët, mungesë investimesh, ligjin e rendin, shëndetësinë, arsimin…),  e pastaj edhe kompromisin e dytë më radhë për postet qeveritare, rendin duhet ta ketë partia tjetër në pritje : VV.

VV nuk ishte asnjëherë në pushtetin qendror, por edhe ajo do të duhet të zbut turrin e saj e të tregojë maturi, sepse të qënurit në opozitë dhe ardhja në pushtet nuk kanë asgjë të përbashkët.

Moderimi që po shfaqet nga krerët e VV-së ndaj perëndimorëve është një shenjë reflektimi gradual nga radhët e tyre.

Ajo çka më së shumti i duhet Kosovës në këto momente të këtij ngërçi të krijuar, nga aspekti  institucional, është një shumicë shqiptare në parlament.

Në këtë momente, për mua personalisht dhe besoj edhe për të gjithë tjerët që as kësaj radhe nuk dolën në zgjedhje dhe atyre që dolën, nuk është tashmë e rëndësishme se kush është në krye të institucioneve.

Na keni lodhur që të gjithë tashmë e 18 vite, por meqë nuk po mund t’ju largojmë nga skena politike që të gjithëve, të paktën duam t’jua shohim shumicë shqiptare në parlament dhe qeveri. Ky është minimumi që mund të bëni në këto momente.

Edhe LDK-ja duhet që të reflektojë. Kompromiset gradualisht mund të krijojnë një baraz-peshë në raportet midis partive dhe në qeverisje.

Është mirë që votat e pakicës që dolën në zgjedhje u shpërndan në tre blloqe, sepse kjo situatë mund të krijojë reflektim nga secila palë për të hequr dorë pak nga pak nga kryeneqësia dhe apetitet personale dhe partiake.

Konkurrenca e shton cilësinë, thonë në ekonominë e tregut. Konkurrenca e tre blloqeve aktuale në Kosovë hapë mundësi për shtendosje tensionesh dhe kompromise programesh, dhe normalisht edhe postesh.

Por ajo çfarë po shohim në parlament, e sidomos edhe të entjën (24 Gusht) është shenjë e kundërt e pritjeve të qytetarëve të zhgënjyer me të gjithë ju.

Prandaj, lëshoje rrugën Kadri në parlament. Lëshoja rrugën Ramushit për të tentuar krijuar qeverinë me shumicë shqiptare. E nëse që të dy dështoni për të krijuar shumicë shqiptare në parlament lëshojuani rrugën atyre që nuk ishin në pushtet: VV-së. Edhe VV ka të drejtën që të tentojë.

Lëshojani rrugën qytetarëve të Kosovës dhe Kosovës që të gjithë ju shefa të partive, sepse ua keni zënë frymën dhe i keni ngulfatur sa s’ka më.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …