Ka përfunduar formimi i Këshillave Lokal në Komunën e Malishevës

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka përfunduar procesi i formimit të Këshillave Lokal dhe zgjedhja e përfaqësuesve të këtyre këshillave, të cilët do ti përfaqësojnë banorët për një mandat në raport të bashkëpunimit me komunën dhe institucionet tjera dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve. Për udhëheqjen e procesit të formimit të këtyre këshillave, Kuvendi i Komunës e ka formuar një komision, i cili është marrë me këtë proces dhe i ka organizuar zgjedhjet në të gjitha këshillat lokal, të cilët tashmë janë të formuar dhe do të zyrtarizohen nga ana e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Bazuar në rregulloren për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, janë formuar 22 Këshilla Lokal. Këshillat lokal dhe kryetarët e zgjedhur janë:

Malisheva 1- kryetar Ymer Hoti

Malisheva 2 – kryetar Ekrem Mazreku

Damanek, Bubël dhe Qupevë, kryetar Feriz Krasniqi

Astrazup dhe Burim, kryetar Nuredin Morina

Shkozë dhe Janqisht, kryetar Luan Bytyçi

Dragobil dhe Maxharrë, kryetar Albrim Paçarizi

Pagarushë dhe Guriq, kryetar Qemajl Mazreku

Ngucat dhe Temeqinë, kryetar Skënder Shala

Marali dhe Gajrak, kryetar Hasan Vrenezi

Banjë dhe Kërvasari, kryetar Gazmend Begaj

Bellanicë dhe Bardh, kryetar Hysen Hoxha

Lladrovc dhe Senik, kryetar Skënder Buçaj

Gurbardh dhe Mirushë, kryetar Sabit Berisha

Kijevë dhe Bubavec, kryetar Bedri Kryeziu

Panorc, Rud dhe Llapçevë, kryetar Ahmet Rexha

Drenoc dhe Vërmicë, kryetar Nehat Krasniqi

Llazicë dhe Balincë, kryetar

Carrallukë dhe Shkarashnik , kryetar Remzo Hoti

Tërpezë dhe Tërpezë e Poshtme, kryetar Naser Krasniqi

Berishë dhe Fshati i Ri, kryetar Fadil Berisha

Turjakë dhe Lubizhdë, kryetar Elmi Kastrati

Mleqan dhe Plloqicë, kryetar Ismet Kryeziu.

Mund të jetë një imazh i 15 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …