leoni

rhdr

Ka përfunduar mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Pas ndërprerjes në mungesë kuorumi, Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit, Argjend Thaçi, i ka vazhduar punimet dhe e ka përfunduar mbajtjen e mbledhjes së gjashtë të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar disa nga pikat, e që kanë qenë në rend të ditës. Në mesin e shumë vendimeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit, e ka miratuar një kërkesë të MAPL-së, pastaj raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2023. Po ashtu e ka miratuar edhe kërkesën e kryetarit të komunës, për dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për realizimin e projekteve për fushën e energjisë, pastaj për ridestinimin e mjeteve për investime kapitale, si dhe për ndërrimin e pronës publike me pronë  private me rastin e ndërtimit të infrastrukturës në qytetin e Malishevës. Në këtë mbledhje, Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka shqyrtuar dhe miratuar edhe disa kërkesa të qytetarëve, për çështje të ndryshme, e të cilat duhet të shqyrtohen nga ana e Kuvendit të Komunës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …