Ka përfunduar renovimi i jashtëm i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec

Ka përfunduar renovimi i jashtëm i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”, në Rahovec. Në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit, janë kryer këto punime:

  • Izolimi dhe fasadimi i jashtëm;

  • Rregullimi i kulmit;

  • Rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë;

  • Rregullimi i hapësirave rreth objektit.

Me anë të këtij investimi, synohet të ofrohen kushte të mira, mjedise të bukura dhe të përshtatshme për personelin shëndetësor dhe për pacientët e komunës së Rahovecit. Shëndetësia mbetet një nga sektorët kryesorë në vëmendjen e komunës së Rahovecit dhe prioritet i lartë i qeverisjes komunale.

Mund të jetë një imazh i biçikletë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …