Ka vazhduar mbështetja e donatorëve dhe humanistëve për Malishevën

Komuna e Malishevës, ka hyrë në ditën e 49 të karantinës, gjë e cila ka ndikuar në jetesën e banorëve në aspektin socio-ekonomik. Mirëpo, falë donatorëve të ndryshëm, si në çështjet sociale, ashtu edhe në fushën e shëndetësisë, kjo situatë është zbutur dhe të gjithë ata që kanë pasur nevojë për furnizime, janë mbështetur. Për të gjitha këto ndihma, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në emër të Shtabit Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, dhe në emër të qeverisë komunale, i ka falënderuar të gjithë donatorët, të cilët ndihmat e tyre i kanë sjellë përmes shtabit komunal, duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. Në dy javët e fundit, Komunën e Malishevës, e kanë mbështetur me ndihma në ushqime dhe në mjete mbrojtëse për shëndetësi, këta donator:

Në ndihma me ushqime -“Fundjave ndryshe” përmes Ambasadorit të Ambasadës se Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, donacion: 100 pako ushqimore. Përparim Guraziu-Bllacë, donacion 1000 € pako ushqimore. N.T.P “EDORRITA” –Nuhi Mazreku donacion 600 € pako ushqimore. Ragip Berisha – Turjakë donacion 500 € pako ushqimore. Mehdi Mazreku Gurishtë-Itali donacion 50 pako ushqimore dhe 1.250 kg miell. Fondacioni Freskia donacion 50 pako ushqimore. FC Malisheva dhe ISP Broadcast donacion 1000 litra vaj. Mulliri “VETONI 2”-Mirushë donacion 500 kg miell. Kryqi i kuq i Kosovës donator Baki Mustafi, donacion 660 kg Sheqer, 3.300 kg miell dhe 792 litra vaj. Kryqi i kuq i Kosovës donator USAID dhe UNICEF, donacion 300 pako higjienike. Driton Behram Berisha-Gurbardh donacion 2000 €. Ndërsa në mjete mbrojtëse në shëndetësi – Benlled Farm-Prishitnë-50 maska, Golden Eagle-25 palë rroba dhe çarçaf medicinal, BONEVET (përmes sindikatës së shëndetësisë) 70 mburoja për fytyrë, Shaban Buza-40 mburoja për fytyrë, Ballkan Petroll-200 l metanol, 300 copë dorëza, 100 palë rroba, 150 maska, 100 kalaqe, 100 kapela, Rinia Demokratike e Kosovës –medikamente.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …