Haliti: Kemi 12 të shëruar dhe 1 të infektuar-ndihemi më të lehtësuar, por duhet të kemi vëmendjen

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur shërimin e dymbëdhjetë personave nga virusi COVID-19 nga kjo komunë, duke e quajtur këtë lajm të mirë. Por, ka shprehur keqardhje për një rast i cili në testimin e mbrëmshëm doli pozitiv. Në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, kryetari Haliti njoftoi se deri tani në Komunën e Vitisë ka pasur 53 raste të personave me Koronavirus, 19 prej tyre janë shëruar, kurse 34 raste janë aktive. Sipas tij, institucionet komunale që po merren me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia, ndihen më të lehtësuara dhe presin t’i kthehen normalitetit, por ka thënë se duhet vëmendje, pasi rreziku nuk ka kaluar plotësisht. Po ashtu u vendos të vazhdohen masat e zakonshme si mbështetja e familjeve me gjendje të rrezikuar financiare dhe me pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …