Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Marrëzia e radhës e Kurtit dhe Vetëvendosjes është referimi në Kushtetutën e Serbisë, kundër kryetarit Thaçi

Zyrtari i Partisë Demokratike, Betim Gjoshi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rastin e dekretit të kryetarit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit. “Të kërkosh të mbrosh pushtetin përmes Kushtetutës së Serbisë, e cila ka përmbajtje agresioni mbi Republikën e Kosovës, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Kjo është marrëzia e radhës e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin Kurtit po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …