28 prilli është Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë e cila promovuan krijimin e një sigurie globale

Jusuf Azemi: Deri në fund të qershorit, rreth 100 mijë punëtorë do të humbin vendet e tyre të punës

Gjendja e punëtorëve të sektorit privat vazhdon të jetë e rëndë. 1 maji ndonëse çdo vit shënohej me protesta, kësaj radhe një gjë e tillë është pamundësuar për shkak të koronavirusit. Nga Sindikata e Sektorit Privat po thonë se në fund të qershorit, rreth 100 mijë punëtorë do të humbin vendet e tyre të punës. Në një konference për media, Jusuf Azemi, i cili është kryetar i kësaj sindikate, tha se shteti i Kosovës ka dështuar t’u sigurojë punëtorëve pagën mesatare prej 250 euro. Ai apeloi që sektorit privat t’i kthehet një vëmendje që e meriton. Punëtorët më të prekur nga kjo situatë, Azemi tha se do të jenë ata të ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sigurimeve fizike. Azemi ka kërkuar nga qeveria që t’i fus të gjithë punëtorët në pakon emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …