Ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të fshatareve të Ferizajt

Sonte në shkollën e fshatit Rahovicë, u mbajtën zgjedhjet për kryetarin  e fshatit, ndërsa kanë marrë pjesë edhe komisioni i Kuvendit të Komunës. Në procesin e zgjedhjeve morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët me votat e tyre zgjodhën kryetar të fshatit Ali Maliqin. Po ashtu procesi zgjedhor ka vazhduar edhe në fshatin Prelez të Jerlive, ku u zgjodh kryetar i fshatit Fehmi Sadriu. Banorët e këtij fshati me 119 vota, zgjodhën Fehmi Sadriun si kryetar të fshatit të tyre. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Sadriu është zotuar se do të këtë një bashkëpunim të ngushtë me banorët në realizimin e synimeve të tyre.

May be an image of 2 people, people studying and text

May be an image of 6 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …