Ka vazhduar zgjedhja e kryetarëve të fshatrave të komunës së Ferizajt

Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, procesin zgjedhor,  sonte e kanë vazhduar në fshatin Balaj. Në këto zgjedhje kanë dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me shumicë votash kanë vendosur që Florim Salihu t’i përfaqësojë si kryetar  për vitet në vazhdim me 229 vota pro. Këta banorë kanë bërë edhe zgjedhjen e këshillit të këtyre fshatrave.

May be an image of 4 people, people studying, hospital and text

Po ashtu sonte janë mbajtur zgjedhjet edhe në shkollën fillore  të mesme të ulët “Dëshmorët e Lirisë” në fshatit Manastric, për zgjedhjen e kryetarit të këtij fshati. Banorët e këtij fshati me shumicë votash, vendosën që Abdyrrahim Haxhidema, t’ i përfaqësoj si kryetar në katër vitet e ardhshme. Procesi zgjedhor është mbajtur edhe në fshatin Jezerc, ku banorët e këtij fshati kanë vendosur që Nazmi Baliu të jetë kryetar i këtij fshati. Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave, ka bërë zgjedhjen edhe të këshillit të fshatit.

May be an image of 2 people

 

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …