leoni

Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Pas një hetimi preliminar arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje 

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, lidhur me informatën e pranuar përmes e-mail adresës [email protected], se i dyshuari Z. G.,  i lindur në vitin 2004, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 13.12.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Rogovë.

Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar:

  • Një pushkë automatike AK47, dhe  
  • Një karikator. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, inkurajon të gjithë qytetarët për raportim të shkeljeve ligjore, qoftë në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail adresës [email protected] dhe numrin e telefonit kujdestar 192. Kur raportoni ngjarje negative në polici, jini të sigurt se informacioni juaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. 

Gjakovë, 13 dhjetor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …