Ka vdekur ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, ka vdekur ish kryetari i i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Ai ishte kryetar i Kuvendit gjatë viteve 2006-2007. I ndjeri ishte edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Djali i tij, Visar Berisha ka njoftuar se “për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi, nuk do të mund të organizojmë të pame për babën. Nesër, më 30.08.2021 në orën 11, ne Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë do të celebrohet Mesha e Dritës për babën, kurse në orën 13 do te jete varrimi me rrethin e ngushtë familjar në varrezat e qytetit të Prishtinës”.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Minatorëve paralajmëron rrezik të lartë në Minierën me Flotacion

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj kushteve në Minierën me …