Ka vdekur në moshën 55-vjeçare publicisti i njohur, Fatos Baxhaku

Ka vdekur në moshën 55-vjeçare publicisti i njohur, Fatos Baxhaku, njëri prej emrave  më të shquar të gazetarisë të periudhës pas viteve  90 në Shqipëri. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Fatos Baxhaku ishte njëri nga gazetarët më të spikatur në vend. Autori i njohur i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …