Ka vdekur, në moshën 96-vjeçare veterani i arsimit, mësuesi, Hasan Bajram Kastrati nga fshati Kizharekë

Ka vdekur, në moshën 96-vjeçare veterani i arsimit, mësuesi, Hasan Bajram Kastrati nga fshati Kizharekë

Në moshën, 96-vjeçare, sot në Drenas ka vdekur, veterani i arsimit, mësuesi nga Kizhareka, Hasan Kastrati.  Veterani i arsimit dhe veprimtari,  Hasan Bajram Kastrati nga Kizhareka, i lindur në vitin 1924, me vëllanë e tij Hysenin,  ishin ndër mësuesit e parë në pjesën jugore të Drenicës, të cilët tërë jetën ia kushtuan arsimimit të brezave. Hasani dhe Hyseni, (tani të dy të ndjerë)  kanë ngelë në kujtesë të mijëra nxënësve të kësaj pjese të Drenicës, të cilët me mësuesit e tjerë, qysh pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore filluan nga e para, filluan përhapjen e dijes dhe diturisë në gjuhën shqipe,  të mohuar gjatë shekujve, filluan arsimimin e nxënësve me shpërndarjen e gjysmë fletoreve dhe gjysmë lapsave dhe me nga një abetare për disa nxënës. E nisën edhe njëherë nga e para dhe arritën që pas disa dekadave, Kosova të ketë mjaftueshëm shkolla por edhe fakultete, Universitet dhe Akademi të Shkencave, tani edhe liri e pavarësi.

Hasan dhe Hysen Kastrati kanë  qenë ndër mësuesit e parë të Drenicës jugore, bashkë me Arif Shalën, Isak Zabelin, Shaban Shalën nga Kizhareka Adil Cenën, Riza Adilin, Idriz Ajetin, Fetah Jasharin, Hysen Canin, Hasime Shalën, Rexhep Ajazin, e shumë të tjerë, të cilët ishin flakadanët e parë të përhapjes së diturisë dhe mësimit shqip në këto troje, me shekujt të tërë në terrin e robërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …