Kabineti i Avdullah Hotit, pritet ta shfuqizojë vendimin Albin Kurtit për reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë

Kabineti i Avdullah Hotit, pritet ta shfuqizojë vendimin Albin Kurtit për reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë

Kabineti i ri qeveritar në krye me Avdullah Hotin, pritet ta shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit, Albin Kurti, për reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë. Kjo do të bëhet për t’i hapur rrugë dialogut në Bruksel, ka thënë kryeministri Hoti. Në një intervistë për televizinin publik, kryeministri i sapozgjedhur ka thëne se do të heq të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, duke përfshirë edhe reciprociteti . “Ne do të heqim të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe reciprocitentin” ka deklaruar Hoti. Ai më tej ka thënë se, dialogun e ka garanci nga partnerët ndërkombëtar, dhe në rast se nuk ka sukses, do të kthehet  masa e recipricitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …