Kadri Shyqeri Syla (17.6.1967- 15.1.1999)

Kadri Shyqeri Syla (17.6.1967- 15.1.1999)

Reçaku i dhembjes dhe i krenarisë kombëtare, dëshmorët e martirët e Reçakut, të cilët me heroizmin dhe vetësakrificën e tyre lëvizën nga vendi diplomacinë e rëndë botërore, luftës për çlirimin e trojeve të robëruara të Shqipërisë i dhanë 12 dëshmorë, 50 martirë dhe dhjetëra të plagosur. Djalëria trime e këtij fshati heroik mori pjesë në tri luftërat e ushtrive tona çlirimtare, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në UÇPMB dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Familja Syla e këtij fshati dha 10 martirë dhe dy dëshmor, Kadri Sylën dhe Afrim Sylën.

Kadriu u lind më 17 qershor të vitit 1967 në Reçak. Babai i tij Shyqeriu ishte fshatar bujar, me ndenja e shquara të atdhetarisë. Duke qenë e donte dijen e përparimin ai shkolloi bijtë e bijat e tij. Emri i nënës Sherife

Shkollën fillore Kadriu e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në fshatin e lindjes, në Reçak. U regjistrua dhe e kreu me sukses edhe gjimnazin ‘Naim Frashëri” në Shtime.

Në rrugë për t`u pajisur me dije regjistrohet në SHLT në Ferizaj. Qysh si student shfaq gatishmëri për të vepruar në platformë të Lëvizjes së rezistencës aktive. Kishte një simpati të veçantë sidomos për ideologun e lëvizjes çlirimtare, Adem Demaçi me të cilin kontaktoi disa herë, gjatë kohës sa ishte student në Prishtinë. Bashkëpunoni me Izjah Jakupin e Reçakut.

Në vitin 1989 shkon në Zvicër, për t`i ikur presionit dhe për të kërkuar punë. Vëllai tjetër Sheramet Syla dhe Hidajet Syla, i mori komandiri i Policisë së Shtimes, ku duhej të lajmëroheshitn për 7 ditë rresht. Iu kërkoheshin armë. Vëllai i Kadriut, Samiu paguan mijëra franga i largon vëllezërit nga rreziku. Kadriu, ishte pjesëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës….

Gjatë viteve 1993-1994, Kadriu disaherë merret në pyetje nga pjesëtarët e stacionit policor të Shtimes. Për shkak të qëndrimit të tij të pathyeshëm, policët e ndëshkojnë fizikisht, me qëllim për ta thyer e për ta poshtëruar. Por Kadriu nuk u dha. Duke qenë se ishte në rrjedha të organizimit ilegal, ndërpret studimet në vitin e tretë dhe shkon në Gjermani, ku bie në kontakt me luftëtarët e ardhshëm të lirisë.

Në vitin 1994 qëndroi një javë në Reçak. Me urdhër të inspektorit, Hebib Kokës e kanë maltrertuar në stacionin e Policisë në Kaçanik. Pasaportin ia marrin dhe nuk ia japim më, Vëllai Samiu përmes një avokati i nxjerr pasaportin dhe paguan disa mijëra marka gjermane.

Në qershor të vitit 1998, së bashku me bashkëluftëtarët depërton në Shqipëri dhe pa vonuar arrin në Junik, ku asokohe ishte njëra ndër pikat më strategjike të luftës së UÇK-së. Pas qëndrimit një kohë të caktuar në Junik, Kadriu me disa bashkëluftëtarë të Drenicës, depërton në Kleqkë e në Divjakë të Rrafshnaltës së Drenicës. Atje takon, bashkëluftëtarin dhe bashkëvendësin e tij Isak Musliun, Komandant Çerçizin.

Në korrik të vitit 1998, Kadri Syla sistemohet në kompaninë e Rancës, të cilën e komandonte Isak Musliu. Duke qenë se radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zgjeroheshin hovshëm, dhe duke qenë se nuk kishte armatim e municion as përafërsisht të mjaftueshëm, Kadri Syla me disa bashkëluftëtarë shkon në Shqipëri për armatim me Imer Alushanin e të tjerë. Në vjeshtë të po atij viti në Tropojë takon edhe kushëririn, oficerin e ndërlidhjes në Shtabin e Përgjithshëm, të UÇK-së Safet Syla.

Meqë ishte kalitur nëpër rruget ecejake të lirisë, Kadriu ishte kurdoherë në radhën e parë në mesin e luftëtarëve, me rastin e depërtimit nga Shqipëria në Kosovë. Në shtator ? Grupi i luftëtarëve, të cilëve iu printe Kadri Syla bie në pritë të armikut, por falë zgjuarësisë dhe zhdërvjelltësisë së tij të gjithë tërhiqen pa pasoja. Ai arrin të tërheq edhe dy bashkëluftëtarët e plagosur: Hafir Rexhepi, i Godancit dhe Riza Salihu i Reçakut, edhe një bashkëluftëtar i Drenicës, i plagosur gjatë asaj kohe. Ishte edhe vet i plagosur në dy plagë në krah një në këmbë.

Edhe gjatë depërtimit të tij të tretë nga Shqipëria në Kosovë, grupi i tij bie në pritë të forcave serbe, por edhe kësaj radhe Kadriu me shokë tërhiqet pa pasoja, në zonën e Pashtrikut.

Në dimër të vitit 1999, në kohën kur barbaria serbe kishte paralajmëruar se do të hakmerrej për vrasjen e komandantit të stacionit policor të Shtimes, Mira?? komanda e Zonës Operative të Neredimes, të cilën e udhëhiqte Shukri Buja, përforcon njësitet e veta në hyrje të fshatit Reçak. Kadriu si ushtar me përvojë, së bashku me luftëtarin tjetër Ismail Luma nga fshati Kraishtë, Arsim Hajrizi, Naser Nazifi nga Topilla, sistemohen në vendin e quajtur “ Te Lëndina e Sherifit”.

Më 15 janar të vitit 1999, qindra forca serbe të këmbësorisë mësyejnë fshatin Reçak. Forcat armike gjatë natës kishin arritur të pozicionoheshin afër istikameve të UÇK-së. Në orën 6 të mëngjesit, ende pa zbardhur drita njësitë speciale armike ishin afruar te bunkeri ku ishin pozicionuar Kadri Syla, Ismail Luma e disa luftëtarë të tjerë. Meqë forcat armike kishin goditur nga afëria me murtaja, kundërsulmi i Kadri Sylës dhe Ismail Lumës nuk kishte dhënë rezultat. Në fushën e nderit me armë në dorë bien duke luftuar: Kadri Syla, Ismail Luma, Mehmet Mustafa, Sadik Mujota, Nazim Kokollari, Ali Beqa, në krahun tjetër ka rënë edhe Enver Rashiti. Me qëllim të ofrimit të ndihmës shkuan vëllai Samiu, Nebih Musliu Z-K i Brigades 161, Nusret Salihu, Heset Salihu, Avdullah Musliu, Isak Hajrizi.

Më 18 janar bashkëluftëtarët e tij trupin e dëshmorit, Kadri Syla e varrosin në Varrezat e Dëshmorëve në Legjendas. Në Masakrën e Reçakut, ishin martirizuar edhe babai i Kadriut, Shyqeri Syla 61 vjeçar, dhe vëllai i dëshmorit, Sheremeti 35 vjeçar. Nga familja e gjerë Syla, forcat serbe kishin vrarë e masakruar mizorisht 10 anëtarë të kësaj familjeje martire të kombit. Haki Murati, vëllai i tij Sabriu dhe Arifi si dhe bashkëshortja e Hakiut, Sahide Metushi, kufoma e së cilës nuk dihet. Janë vrarë edhe Muhamet Ismajli dhe djali i Hanefiut, Bujar Hajrizi dhe Mufail Hajrizi.

Kadriu ka qenë i martuar me Zymrie Bibaj dhe ka lënë djalin, Dardanin, asokohe dyvjeçar, i cili po rritet krenar për babanë dëshmor i kombit.

Samiu ka qenë luftëtar i lirisë në vitet 1998-1999, me pseudonimin Vetima.

Mirënjohjet nga SHP i UÇK-së, Ministria e Mbrojtjes e QP

Shoqata e Veteranëve dhe e Invalidëve e të tjera.

( A.Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …