leoni

Kadri Veseli: Popullit të Kosovës nuk i takon të mbajë anë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kadri Veseli: Kosovës nuk i takon të mbajë anë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova ka gëzuar gjithmonë mbështetje bipartizane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahur nga të gjitha administratat e presidentëve të SHBA-së, pavarësisht partive politike. Veseli theksoi se për Kosovën, aleanca me këtë shtet mik, vazhdon të jetë në thelb të pozicionimit gjeopolitik dhe të konsolidimit të lirisë dhe demokracisë së saj. I pari i PDK-së, theksoi se është më i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces, por që popullit të Kosovës nuk i takon të mbajë anë në këtë proces, por që duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …