Kadri Veseli takon strukturat e PDK-së në Gjilan, Dardanë dhe Viti, u kërkon atyre që të jenë më afër qytetarëve

Kadri Veseli takon strukturat e PDK-së në Gjilan, Dardanë dhe Viti, u kërkon atyre që të jenë më afër qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qendrore, ka takuar strukturat e partisë në Gjilan, Dardanë dhe Viti. Situata politike dhe sfidat e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, përfshirë atë me pandeminë, ishin temë e diskutimit në këto takime. Duke i dhënë të gjithë mbështetjen e tij këtyre tri degëve, Veseli ka kërkuar nga to mobilizim edhe më të madh, që në këto kohë sfiduese të jenë akoma më afër qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kryetarët e këtyre degëve e kanë falënderuar kryetarin e partisë për mbështetjen dhe janë zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …