Kadri Veseli thotë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet por do të aplikohen masa reciprociteti në çdo fushë

Kadri Veseli thotë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet por do të aplikohen masa reciprociteti në çdo fushë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, ndërsa ka paralajmëruar masa reciprociteti në çdo fushë në rast të vazhdimit të agresionit të Serbisë. “Taksa 100 përqind ndaj Serbisë nuk do të hiqet. Madje nëse Serbia do të vazhdoj me sjelljet agresive ne do ti shtojmë masat dhe do të kalojmë në reciprocitet të plotë me shtetin serb në çdo fushë. Taksa është vendosur në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Partnerët tanë strategjik dhe të përhershëm, SHBA-të, nuk kanë kërkuar heqjen e taksës sepse ata nuk duan ta dëmtojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës. Aleatët tanë kërkojnë që ne të dialogojmë për ta arritur marrëveshjen finale që është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, ka thënë Veseli në Televizionin A2 CNN Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Kriza e veriut po përdoret si kapital politik, mobilizimet e shpeshta po thellojnë ndarjen

Mobilizimet e shpeshta të qytetarëve serbë në veri të Kosovës, të thirrura nga Lista Serbe …