Kadri Veseli

Kadri Veseli: Vendimi i gjykatës për lirimin nga paraburgimi të Ramush Haradinajt hap drejt lirimit të plotë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deklaroi  se  vendimi i Gjykatës franceze për lirimin nga paraburgimi të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si hap të parë drejt lirimit të plotë. Duke e vlerësuar të padrejtë dhe absurd ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e fletë-arresteve të Serbisë, kryeparlamentari Veseli e konsideron të domosdoshme heqjen dorë nga këto praktika. Ai beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase ndaj Ramush Haradinajt, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …