Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur lirimin nga paraburgimi të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës, me rastin e lirimit me kusht të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga gjykata në Francë, ka deklaruar se  ka pritur lirim të plotë. Haradinaj, i cili u arrestua  ditë më parë nga autoritetet franceze me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia më 2004, sot u lirua me kusht deri në vendimin e ardhshëm për ekstradim në Serbi apo lirim të plotë të tij. Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës këtë e konsideron vetëm një hap drejt lirimit të plotë dhe pret që së shpejti lideri i AAK-së të rikthehet në Kosovë. Qeveria rithekson qëndrimin se fletë-arrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i z. Haradinaj, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, duke i bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh”, thuhet në njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …