Në Kosovë, kërkesa për kredi vazhdon të mbetet e lartë, edhe pse normat e interesit janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Sipas të dhënave të Shoqata e Bankave të Kosovës, gjatë vitit 2025 janë lëshuar kredi të reja në vlerë prej 2.684 milionë euro, me normë mesatare 6.37% për familjet dhe 7.06% për bizneset. Trendin e njëjtë pritet ta mbajë edhe gjatë vitit 2026. Megjithatë, përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se këto norma të larta dhe kriteret e ashpra për marrjen e kredive po ushqejnë fenomenin e fajdesë. Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, tha se normat aktuale nuk ndihmojnë qytetarët dhe bizneset, por përkundrazi rrisin varfërinë dhe e vështirësojnë gjendjen financiare të familjeve dhe fermerëve. Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 6,666 milionë euro të lëshuara nga sektori bankar, 57.8% kanë shkuar për biznese dhe 41.9% për kredi familjare, duke reflektuar kërkesën e vazhdueshme për financim pavarësisht barrës së rritur nga normat e larta të interesit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
