Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Çregjistrimin e shqiptarëve në Kosovën Lindore, Serbia po e bënë me qëllim të spastrimit etnik

Kryetari i grupit të vetëm opozitar në kuvendin serb, Shaip Kamberi ka kritikuar politikën e presidentit Aleksandar Vuçiqi ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore. Sipas tij, Vuçiqi po i diskriminon shqiptarët në të drejtat e tyre ekonomikisht, gjë që po ndikon në largimin e të rinjve nga kjo trevë. Kamberi thekson se edhe pse shqiptarët, shumë shpesh kanë firmosur marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, kanë shprehur gatishmëri për integrim në Serbi, por sipas tij, nuk ka pasur shumë lëvizje. Tutje ai ka thënë se edhe çregjistrimi i shqiptarëve në Kosovën Lindore po bëhet me qëllim të spastrimit etnik.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …