Shaip Kamberi

Kamberi: Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare

Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në një postim në rrjetin social, ka thënë se Serbia mbetet ende larg nga demokracia. Ai ka publikuar një fotografi me mbishkrim, në të cilën po ashtu thuhet se Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër, por duhet një republikë tjetër. “Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare. Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër por duhet një Republikë tjetër”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …