Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz: Austria e ka pranuar Kosovën dhe kjo është çështje e përfunduar

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz: Austria e ka pranuar Kosovën dhe kjo është çështje e përfunduar

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë sot se Austria e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ai qëndrim nuk do të ndryshojë. “Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai. Kurz para mbledhjes së Qeverisë së Austrisë, ka deklaruar se shteti i tij është mik i Kosovës dhe mbështet Ballkanin Perëndimor, sikurse që mbështet edhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Kosovapress. Deklarata e Kurzit vjen pasi që zëvendësi i tij, Heinz-Christian Strache, ka deklaruar për mediet serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …