Brickos

Kancelari i Gjermanisë dhe presidenti i Francës porositën presidentin e Serbisë që të përgatitet për vendime të vështira

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron  porositën presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq që të përgatitet për vendime të vështira gjatë dialogut me Kosovën.  “Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën që kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron i kanë dërguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …