Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim masiv me qytetarë, në Gjilan

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim masiv me qytetarë, në Gjilan. Ai ka thënë se  nuk jam në Gjilan për t’ju thënë fjalë të bukura, të cilat harrohen pas zgjedhjeve. Sot jam në Gjilan me kandidatët dhe ekipin më të mirë, me ekipin fitues, për t’ju garantuar se atë që e premtojmë, ne e realizojmë. Kur jemi te Gjilani, po më vjen mirë që edhe të tjerët kanë nisur të na kopjojnë, që autostrada jo deri në Gjilan, po deri te Dheu i Bardhë. Autostrada te Dheu i Bardhë ka me u bë realitet në vitin e parë. Ka me u lidh edhe Kamenica, se nuk do të mbetet “zorrë qorre”, me autostradën e Gjilanit. Dhe autostrada prej Dheut të Bardhë do të lidhet me autostradën “Arben Xhaferi” dhe me Autostradën e Kombit, duke e lidhur prej Banullës deri në Duhël dhe do të lidhet ky korridor gjithandej Kosovës. Kemi me krye stadiumin në Gjilan. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, që sa vite e kam nënshkruar dhe ende nuk është përfunduar, do të përfundohet. Do të përfundohet edhe impianti për ngrohje qendrore, jo vetëm në Gjilan, po në disa qendra rajonale të Kosovës. Gjilanit do t’i kthehen investimet!”, ka premtuar, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ngre alarmin për ligjin e shtetësisë: Qeveria po fsheh të vërtetën, Kosovës i duhet transparencë e plotë

Kandidati i Aleancës për deputet, Daut Haradinaj, ka akuzuar institucionet për mungesë transparence rreth zbatimit …