Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-ambasadorin, Viliam Voker

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-ambasadorin, Viliam Voker

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër dhe kryetar në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonime me ish-ambasadorin Viliam Voker, i cili 22 vjet më parë ia kishte prezantuar botës masakrën e Reçakut, të cilën e kishin bërë forcat serbe. Hoxhaj ka thënë se gjatë kësaj bisede ia ka shprehur respektin e popullit të Kosovës për ndihën përcaktuese që ia ka dhënë vendit tonë. “Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori, Viliam Voker . Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, ai na dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe. Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …