Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj merr përkrahje ng banorët e fshatit Mramor

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj merr përkrahje ng banorët e fshatit Mramor

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me fushatën për Prishtinën. Kësaj radhe Haradinaj është pritur në Mramor, më saktësisht në familjen Gashi. Haradinaj tha se Gashët e Mramorit njihen si njerëz me vlera e tradita historike që gjithmonë ishin në ballë të ndryshimit. “Kur ke përkrahje nga Gashët e Mramorit e Busisë, suksesi nuk mungon. Njerëz me vlera e tradita historike që gjithmonë ishin në ballë të ndryshimit. U vërtetua edhë një herë se mobilizimi për përkrahje për garën në Prishtinë është tepër i madh. I sigurova që do të jemi bashkë në realizimin e kërkesave të tyre”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj alarmon për demokracinë, por opozita i shmanget përgjegjësisë për krizën politike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike …