Nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare me përjashtim në Vërmicë ku pritjet janë 20 deri në 30 minuta

Nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare me përjashtim në Vërmicë

Pas orës 22:00, me përjashtim të Vërmicës, nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare në Kosovë. Pritjet për të hyrë në Vërmicë nga territori i shtetit shqiptar janë 20 deri në 30 minuta. Ndërsa kolona e automjeteve është 300 metra, teksa për dalje në këtë pikë kufitare nuk ka kolona dhe se pritjet janë nga 5-10 minuta, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të orës 22:12. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka kolona dhe se pritjet janë nga 3-5 minuta. Kujtojmë se nga ora 22:00 është në fuqi ora policore, e cila zgjat deri në 05:00 të mëngjesit dhe gjatë kësaj kohe mund të udhëtohet vetëm për raste emergjente. Ora policore do të jetë në fuqi deri më 26 shtator, kur pritet të merren masat e reja në bazë të vlerësimeve të situatës me pandeminë koronavirus. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar dhjetë viktima si pasojë e COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …