Brickos

Forca të shtuara të Njësisë Speciale në Jarinje në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë

Forca të shtuara të Njësisë Speciale në Jarinje në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë që pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve. Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës veçse janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje. Ata po bëjnë kujdes për rend dhe ligj, përderisa janë pozicionuar te vendi ku ka qenë më përpara pika kufitare. Sipas burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga Qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre. Burimet më tej kane shtuar se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …