Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uron Talat Xhaferin,  për rizgjedhje në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani thotë se taksa ndaj Serbisë do të aplikohet

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë tarifa do të jetë pjesë e masave në pako që qeveria e saj do të aplikojë ndaj Serbisë. Osmani duke folur për taksën ka thënë se ende pa filluar zgjedhjet ajo bashkë me deputetin Korab Sejdiu kanë propozuar vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë që do të ishte i pranueshme edhe për faktorin ndërkombëtarë. “Një javë para tarifës ne kemi kërkuar në Kuvend vendosjen e reciprocitetit të plotë, masë kjo në përputhje të plotë me sanksionet ndërkombëtare por më pas u vendos tarifa për qëndrime populiste”. Ajo thotë se Haradinaj taksën e vendosi për të mbuluar gabimet e tij dhe që të fitojë votën.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kritikon VV-në për mungesën në Kuvend: “Joseriozitet total”

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mungesën e …