Kanë filluar punimet në segmentin e rrugës “17 shkurti” në qytet të Skenderajt

Kanë filluar punimet në segmentin e rrugës “17 shkurti” në zonën urbane të qytetit të Skenderajt. Ky projekt përfshin tre segmente të rrugëve në këtë pjesë të qytetit. Në fillimin e punimeve të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtoresha e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe bashkëpunëtorë. Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar: “Sot, filluan punimet në segmentin e rrugës “17-shkurti” në qytet, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër fillimin e punimeve. Ky projekt që përfshinë tre segmente të rrugëve, përveç që do të përmirësojë infrastrukturën rrugore në këtë zonë urbane, do të bëhet mjaft moderne dhe atraktive për banorët. Kjo pjesë e qytetit pa dyshim që do të jet ndër pjesët më të bukura të Skenderajt.”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …