Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027 me takimet e mbajtura në Turiqec dhe në sallën e KK të Skenderajt

Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027 me takimet e mbajtura në Turiqec dhe në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt. Drejtori për Buxhet e Financa, Ismet Aliu, pjesëmarrës në dëgjime bashkë me drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, dhe drejtoreshën për Shëndetësi, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka thënë se këto dëgjime janë rast i mirë për qytetarë, që të paraqesin kërkesa konkrete për investime në vendbanimet e tyre, të cilat Ekzekutivi më pas i shqyrton dhe i përfshin në buxhetin final për vitin 2025. Pas përmbylljes së ciklit të dëgjimeve buxhetore, Ekzekutivi do të paraqes draft-buxhetin në një seancë të Kuvendit Komunal, për miratim përfundimtar. Në dëgjimin buxhetor në Turiqec ka marrë pjesë edhe anëtarja e Kuvendit Komunal, Besiana Thaçi.

May be an image of 9 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare …