Kardiologët dhe Prokuroria akuzojnë njëra tjetrën se po bëjnë presion

Pas
zgjerimit të hetimeve të Prokurorisë në rastin “Stenta” kardiologët kanë thënë
se do ta bojkotojnë punën e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nga sot ata do të
trajtojnë vetëm rastet emergjente dhe se nuk do t’i trajtojnë pacientët tjerë.
Mjekët kardiolog kanë thënë se ata do ta bojkotojnë punën pasi zgjerimi i
hetimeve në rastin “Stenta” është presion mbi punën e tyre. Nga ana tjetër,
edhe Prokuroria ka thënë se bojkotimi i punës nga ana e mjekëve është presion
mbi Prokurorinë e cila është duke hetuar rastet e mjekëve të dyshuar në rastin
“Stenta”. Gjatë orëve të paraditës së sotme, Sindikata e Qendrës Klinike
Universitare të Kosovës ka zhvilluar takim me kryeprokurorin e shtetit,
Aleksandër Lumezi për të biseduar për gjendjen e krijuar pas zgjerimit të
hetimit në rastin “Stenta”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …