Kastrati uron juniorët e KA “Malisheva” fitues të Kupës së Kosovës

Klubi i atletikës “Malisheva” është fitues i Kupës së Kosovës, në kategorinë e juniorëve, konkurrenca e meshkujve. Kupa e Kosovës në atletikë për junior për vitin 2022, është mbajtur në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Garat i kanë përcjellë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i pari i atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe drejtori komunal i sportit, Fitim Shala, të cilët edhe i kanë ndarë shpërblimet për fituesit, pjesëmarrës në Kupën e Kosovës për junior për vitin 2022. Me këtë rast, kryetari Kastrati e ka uruar klubin “Malisheva” dhe të gjithë atletët e rinj për suksesin dhe ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për përkrahje të klubit të atletikës dhe të gjitha sportet tjera, edhe në të ardhmen.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …