Mbahet Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt mbledhja e VIII-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e V-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Në praninë e anëtarëve të Kuvendit, mbledhjen e hapi kryesuesi, Hajdar Sutaj. Në mbledhjen e sotme të pranishëm ishin edhe disa drejtorë nga drejtoritë Komunale, përfaqësuesja e OSBE-së, zyrtarë e qytetarë të Komunës së Deçanit, ku u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën e Deçanit. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Statutit të Muzeut në Deçan;

  4. Raporti vlerësues i Programit trevjeçar për Banim Social në Komunë 2018-2020 dhe marrja e vendimit për hartimin e Programit Komunal për Banim Social 2022-2025;

  5. Themelimi i grupit punues për hartimin e Planit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Komunë;

  6. Themelimi i grupit për hartimin e Planit për Barazi Gjinore;

  7. Themelimi i komisionit për zgjedhjen e Kryetarëve të Këshillave të Fshatrave;

  8. Raporti vlerësues për ish PLVM 2012-2017 dhe marrja e vendimit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2022-2026;

  9. Të ndryshme.

Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Kryesuesi propozoj që në rend dite të futet edhe kërkesa e Valdet Nuraj, për lagjen ”Nuraj” në Strellc, ku u kërkua që një parcelë t’u jepet për varreza, e cila kërkesë edhe u miratua. U shqyrtua edhe Qarkorja e parë buxhetore, ku në lidhje me këtë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj Dafina Cacaj dha sqarimet e duhura, ajo tregoj që shuma e paraparë nga Qeveria është 12.113.806 euro. Pati diskutime dhe propozime të shumta nga anëtarët e pozitës dhe opozitës në lidhje me Qarkoren buxhetore. U tha që do të mbahen 4 dëgjime publike si dhe u themeluan komisioni për shëndetësi dhe ai për arsim. Pas diskutimeve për ndryshime, u miratua edhe Statuti i Muzeut të Deçanit, ku për sqarime shtesë prezentë ishte drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Leonora Ukëhajdaraj. Lidhur me pikën e katërt dhe të tetë të rendit të ditës, sqarimet dhe të dhënat e duhura i dha zyrtarja znj.Ajne Ibërhysaj. Pika e pestë është larguar nga rendi i ditës, sepse parashtruesi i kërkesës nuk ishte prezent. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për Hidrodrinin, u mor vendim që komisioni të takohet dhe të shkojë të shohë nga afër se si qëndron situata me ujë. Drejtori i Bujqësisë, z.Rifat Stojkaj u përgjigj në lidhje me disa pyetje drejtuar atij në lidhje me kanalet e ujitjes. Po ashtu gjatë këtij takimi u ngrit si shqetësim edhe rritja dhe rreziku nga qentë endacak dhe u fol që të ndërmerren masa në lidhje me këtë dukuri shqetësuese. Mbledhja e radhës e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …