Katërshja e UÇK-së në Hagë ndjek sonte ndeshjen historike Kosovë–Turqi

Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndiqet edhe nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta kenë mundësinë të përjetojnë emocionet e kësaj përballjeje të rëndësishme përmes transmetimit televiziv nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen. Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Takimi nis në ora 20:45 dhe konsiderohet vendimtar për përfaqësuesen e Kosovës, pasi një fitore eventuale do të siguronte kualifikimin historik në Kampionatin Botëror 2026. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në stadium, ndërsa interesimi i madh për këtë përballje reflekton rëndësinë që ka për futbollin kosovar dhe për gjithë opinionin publik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Plagë që nuk shuhen: Përkujtimi i 148 martirëve në Pastasel, thirrje për unitet dhe forcim të Kosovës”

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka rikujtuar një nga ngjarjet më të …