KEDS – Pritet të investoi këtë vit në gjashtë fshatra të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zhvilloi një takim pune me kryeshefin  ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbas dhe ekipin e tij, Avni S. Alidemaj, këshilltar ekzekutiv në marrëdhëniet qeveritare si dhe U.d. i Drejtorit të Distriktit të Gjakovës, Kreshnik GJ. Sokoli. Kryetari Begaj, i njoftoi të pranishmit se komuna e Malishevës, ka 43 fshatra dhe një popullsi me mbi gjashtëdhjetë mijë banorë, me institucione, shkollore, shëndetësore, ekonomik familjare, biznese, prandaj, që nga viti 2012, kur është kërkuar që të ngritët një nënstacion energjetik prej 110 KW, ende nuk është  filluar, kur edhe në këtë takim ju po premtoni se kërkesa është vazhduar në disa vite me radhë, por kjo pritet të filloi veç në fundvitin 2021, mirëpo ne kërkojmë me ngulmë dhe kemi shumë bazë të argumentuese se kërkesa për shtimin e energjisë si për konsumatorë familjarë, biznese  është në rritje, por furnizimi me energji stabile është edhe parakusht për zhvillim ekonomik dhe rritje në  mirëqenien familjare. Kurse, kryeshefi ekzekutiv i KEDS-it, Alper Erbas, japi lajmin e mirë se në Malishevë deri tash janë investuar më shumë se dymilionë euro në fushën energjetike dhe jemi në vazhdim të investimeve edhe sot, sapo kemi filluar me investime në Ujëvarë të Mirushës, do të vazhdojmë në Carrallukë, Drenoc, Stapanicë, Plloqicë e Ulët etje, pra këto janë prioritet që ka dhënë Komuna  e juaj e cila  shprehi gatishmërinë për partneritet edhe për të ardhmen, që të na ofroi lehtësira që ne të investojmë. Në fund u pajtuan se kërkesa e popullatës për  nevoja energjetikë ka shënuar rritje dhe do të bëjmë planifikime për të ardhmen që të përmbushen këto kërkesa edhe pse hulumtimet nuk e tregojnë në qëndrueshmëri  në këtë fushë në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …