Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Mesila Doda, thotë se ka pranuar mesazhe fyese dhe kërcënuese me vdekje, pas deklaratave të saj rreth çështjes së shqiptarëve të Iliridës. Doda ka publikuar në rrjetin social mesazhet me përmbajtje kërcënuese në gjuhën sllavo-maqedonase dhe angleze. “Kur këta guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptaret e Iliridës, atje, nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhune. Sa për dijeninë tuaj shprehje të tilla dhune ekstreme nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse me bindin në drejtësinë e kauzës së shqiptarëve të Iliridës”, ka theksuar nder të tjera, deputetja me origjinë çame, Mesila Doda.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …